Thaçi: Hendeku mes Kosovës e Serbisë është shumë i madh, s’ka marrëveshje pa Amerikën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në samitin Brdo-Brijuni që po mbahet në Tiranë foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi tha se të gjitha shpresat për vazhdimit e procesit të dialogut dhe arritjen e një vendimi konkret në lidhje me dialogun I kanë në Samitin e Parisit.

“Unë dua të besoj që Samiti i Parisit do të jetë më mirë i organizuar, do të ketë substancë dhe do të ketë diçka konkrete që të lëvizet përpara”, u shpreh Thaçi.

Po ashtu Thaçi shprehu pakënaqësinë e tij për faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç tha ai, nuk kanë qenë të informuara dhe koordinuara për Samitin e Berlinit.

Ai tha se e çmon përpjekjen e kancelares Merkel dhe presidentin Macron, por asgjë kokrete nuk është arritur as pas Samitit të Berlinit.

“E kemi çmuar shumë dhe çmojmë vullnetin e mirë të kancelares Merkel dhe presidentit Macro, por gjithashtu theksoj edhe sot se pas këtij takimi nuk ka pasur diçka konkrete si do të vazhdohet tutje” tha Presidenti në Tiranë.

Presidenti theksoi se përpjekjet e Kosovës për të arritur një marrëveshje kanë qenë të vazhdueshme.
“Kur Serbia është mir me Kosovën mund të jetë mirë edhe me Shqipërinë. Ne kemi bërë përpjekje që të lëvizim për arritjen e një marrëvehsje, pork a pasur keqkuptime dhe skepticizme që janë reflektuar direkt në proces. Ne ishim edhe në Samitin e Berlinit dhe e kemi parë sa i vështirë dhe i thellë është hendelu mes Kosovës e Serbisë dhe sa veshtirë është arritja e një marrëveshje”, tha Thaçi.