Thaçi i kundërpërgjigjet Haradinajt nga Prizreni

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, kanë zgjedhur sot vendet ku historikisht kanë gëzuar përkrahje elektorale për ta sfiduar njëri tjetrin
Akuzat për ‘coptim’ të Kosovës të cilat Haradinaj sot i ka drejtuar nga Deçani në adresë të Presidentit Thaçi, u pasuan nga ky i fundit me veprime konkrete në qytetin e Prizrenit.
Në Prizren, ai u takua me qytetarë të shumtë nga ku u deklarua se do ta mbështes vullnetin e tyre dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për respektimin e Amerikës.
Ai po ashtu u deklarua edhe rreth idesë për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, ku ripërsëriti se synimi i tij është bashkimi i Preshëves, Medvegjës dhe Bujanovcit.