Një person i dyshuar me coronavirus, shtrihet në Klinikën Infektive të QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot se një person i dyshuar me coronavirusin gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në QKUK, ministri Vitia konfirmoi rastin në fjalë, duke thënë se brenda dy ditësh do të dihen edhe rezultatet lidhur me rastin, raporton Indeksonline.

Ministri nuk ka dhënë detaje shtesë, ndërsa për Indeksonlinen nga QKUK-ja thanë se deri sot tri raste ishin të dyshuar për coronavirusin, por që rezultatet ishin negative.