Analisti: Dështimi për arritjen e marreveshjes, është keqperdorim i votës së qytetarëve

Lulzim Peci, drejtor i Institutit të Kosovës për Hulumtime të Politikave dhe Zhvillimit, ka thënë se dështimi për arritjen e marreveshjes në mes VV dhe LDK është keqperdorim i votes së qytetarëve.

Sipas tij, çështja e fajit është irelevante, pasi nuk ka aspak rëndësi, por faji më i madh në këtë rast është mungesa e kapacitetit për të arritur kompromis, gjegjësisht marrëveshje për t’i mundësuar vendit të ecë përpara.

“Neve askush nuk do na pret derisa sa të kthjellemi, dhe me sjelljen tonë po i vëjmë në pikëpyetje interesat vitale të vendit tonë. Këto interesa nuk mbrohen pa marrur përgjegjësi, dhe aq më pak me akuzimet e ndërsjella të nivelit fëmijëror “kush e ka fajin”. Derisa sa të merremi me frazeologji të kote, si fëmijet kur bëjmë “sherre” për te shfajësuar vetëveten, neve do na merre lumi, ”ka shkruar Peci në Facebook.

Tutje, Peci ka shtuar se kompromis nuk mund të bëhet me interesat ekzistenciale dhe jetike, por për interesa të tjera, dhe sipas tij, politika pa kompromis nuk mundet të funksionoj, pasi përndryshe ajo i hapë rrugë diktaturës apo anarkisë.

“Kush nuk është i gatshëm për kompromis nuk mund të qeverisë në një vend demokratik.

Përndryshe, mund të shkojme në zgjedhje, por perrallat për ndryshim pa bashkepunim nuk do t’ju blejë askush, shkruan Peci.