Thaçi: I lumtur që angazhimi i senatorit Dole sot po përjetësohet në Prishtinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është i lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Bob Dole për Kosovën, sot po përjetësohet në qendër të Prishtinës përmes inaugurimit të bustit të tij.

Sipas tij, Bob Dole është hero i gjallë i popullit të SHBA-së dhe i popullit të Kosovës.

“Tri dekada më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Senatit të SHBA-së, i udhëhequr nga miku i madh i Kosovës, Bob Dole, solli mesazhin e mbështetjes amerikane për popullin tonë”.

“Jam shumë i lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Dole për Kosovën, sot po përjetësohet në qendër të Prishtinës përmes inaugurimit të bustit të tij. Bob Dole është hero i gjallë i popullit të SHBA-së dhe i popullit të Kosovës”.