Posti i Presidentit: Kandidati konsensual i shkruan letër edhe ambasadave

Kandidati i pavarur për president Nehat Idrizi po vazhdon të veproi në heshtje, apo larg syve të opinionit publik.

Sipas burimeve të “Syri.net” nga ambasadat mësohet se kandidati për president Nehat Idrizi i ka shkruar një letër edhe shteteve të Quintit se Pse Kosovës i duhet një President apolitik?

Meqenëse ka shpallur kandidaturën si kandidat konsensual për zgjidhje të ngërqit politik dhe afërim të qendrimeve të kundërta ndërmjet subjekteve politike lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, pos një letre dërguar subjekteve politike para zgjedhjeve, tash i ka shkruar edhe ambasadave të shteteve të Quintit.

Derisa nuk kemi mundur të marrin ndonjë përgjigje nga ai lidhur me letrën dërguar shteteve të Quintit se pse vendi duhet të ketë një president jo politik.

Të tregojmë se gjatë zgjedhjes së presidentit duhet në jenë dy kandidatë për president, derisa në sallë duhet të jenë mbi 80 deputetë.

E kanddiatë tjerë për president janë edhe Vjosa Osmani me partnerë LV-në e cila ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Kjo është pjesa thelbësore e kësaj letre e cila konfirmohet se ka mbërritur në disa ambasada.

Pse Kosovës i duhet një President apolitik?

Ka një sërë arsyesh, formale dhe praktike, që e imponojnë nevojën për pasjen e një Presidenti apolitik. Në vijim paraqiten argumentet kryesore që mbështesin idenë dhe nevojën për zgjedhjen e një Presidenti apolitik:

1. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, “Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit”. Një President politik ose që vie nga një subjekt politik, qoftë edhe për arsye të perceptimit publik, nuk është në pozicion të duhur për të përfaqësuar të gjithë popullin e Kosovës.

2. Presidenti i Republikës ka një numër funksionesh të rëndësishme kushtetuese, sikurse ai i garantit të funksionimit kushtetues të institucioneve të përcaktuara me Kushtetutë. Një President apolitik, duke mos qenë ose mos pas qenë i lidhur me asnjë subjekt politik, ka përparësi të konsiderueshme në ushtrimin e ketij funksioni, duke qenë tërësisht i paanshëm.

3. Përtej aspekteve formale, në praktikën e deritanishme të funksionimit të institucioneve, pasja e një Presidenti politik ka rezultuar e pasuksesshme dhe joefektive në sistemin institucional të Republikës së Kosovës.

4. Së paku dy Presidentë, që kanë pasur më parë funksione politike ose kanë qenë përfaqësues të partive politike, janë shpallur si kundër-kushtetues: në njërin rast, si rezultat i papërthushmërisë së funksioneve (pra, atij të Presidentit të Republikës me atë të partisë) dhe në rastin tjetër, si rezultat i moszgjedhjes në pajtueshmëri me dispozitat kushtetuese dhe procedurën përkatëse. Këto rrethana nuk ka qenë pa pasoja për shtetin, së paku duke krijuar vonesa në themelimin e institucioneve dhe avansimin e proceseve të rëndësishme institucionale dhe politike, qoftë në politikën e brendshme apo të jashtme.

5. Në raste të tjera, ushtrimi i funksionit të Presidentit nga persona të cilët kanë kaluar drejtpërdrejt nga politika në detyrën e Presidentit, ka krijuar shpesh polarizime të shumta

politike në vend të stabilitetit politik dhe përfaqësimit të unitetit të popullit të Republikës së Kosovës.

6. Përfundimisht, rendi kushtetues i Republikës së Kosovës, por edhe përvojat e deritanishme, kanë ofruar dëshmi të bollshme dhe bindëse se posti i Presidentit të Republikës do të ushtrohej më së miri nga një person apolitik, pra i paanshëm dhe profesional.

7. Presidenti apolitik është garancë e emërimit të paanshëm dhe pa ndikime politike të gjyqtarëve, prokurorëve, drejtorit të AKI-së dhe të emeruarëve diplomatik-ambasadorëve etj.