Thaçi: Në Davos do të shprehë synimet e Kosovës për stabilitet ekonomik dhe perspektivë evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Davos të Zvicrës, transmeton Fokusi.info.

Thaçi thotë se në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë synimet e Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të gjitha vendeve të rajonit.

Postimi i plotë:

Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë. HTH