Avioni luftarak serb ‘MIG 29’ fluturon drejt kufirit me Kosovën

Një avion ‘MIG 29’ i ushtrisë serbe fluturoi sot mbi Novi Pazar drejt kufirit me Kosovën, njofton “Zëri.info”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi gatishmërinë luftarake të ushtrisë serbe pas intervenimit të njësive speciale të policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve.

“Nëse ka ndonjë rrezik për rendin dhe jetën e njerëzve në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, tha presidenti serb.

Nga barakat e Ushtrisë së Serbisë në Kralevë, rreth orës 14:00, një kolonë e automjeteve ushtarake, të mbushura me njerëz dhe pajisje, filluan të dalin.

Kolona ka shumë të ngjarë të lëvizë në drejtim të Rashkës.

Në kazermat, sipas Tanjugut, Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ishte i pranishëm pak para se kolona të lëvizte.