Thaçi pret në takim ambasadorët e vendeve të Qunitit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Qunitit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një postimi në Twitter, ku ka theksuar se në këtë takim është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike.

“Takim i mirë me ambasadorët e Quint dhe përfaqësuesen speciale të BE-së, për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike”.

“Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetike për demokracinë”, thuhet në postim.