Thaçi pret në takim lamtumirës ambasadorin austriak Pfandler

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm austriak në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e ambasadorit Pfandler në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për përkrahjen e pandalshme austriake në skenën ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Keni kontribuar që marrëdhëniet bilaterale të ngritën në nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit”.

Në anën tjetër, ambasadori austriak Gernot Pfandler theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit.

“Do të vazhdoj t’i përcjelli zhvillimet në Kosovë. Kosova është storie e papërfunduar për mua”.

Thaçi shtoi se Kosova është në rrugë të drejtë dhe përkrahja e Austrisë për proceset integruese mbetet shumë e rëndësishme.