Thaçi pret sot në takim këshilltarë të kancelares Merkel dhe presidentit Macron

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron.

Takimi mbahet në orën 10:15.

“Në orën 10:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion francezo-gjerman, këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron”, thuhet në njoftim.

Siç njofton Zyra e Presidencën mediat mund të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.