Thaçi shpreh ngushëllime familjes Alushani për humbje të dyfishtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Alushani për humbje të dyfishtë, nënës dhe vëllait të Heroit Ymer Alushani, shkruan Fokusi.info.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e nënës së Heroit të Kosovës Ymer Alushani, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit. Familjes Alushani i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje të dyfishtë”, shkruan Thaçi.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Ymer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.

Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.

Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës.

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.