Thaçi: S’ka marrëveshje pa SHBA-në, BE e dobët dhe pa substancë (video)

Presidenti Hashim Thaçi ka ritheksuar edhe një herë se nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa rolin vendimmarrës dhe fjalën e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

“Pa pjesëmarrjen e SHBA-ve dhe pa rolin udhëheqës në këtë proces – s’ka marrëveshje, Bashkimi Europian është i dobët dhe jo-unik për t’i rregulluar çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi në Zona B, pas përfundimit të Samitit të Berlinit.

“Uashingtoni për Kosovën është siguri, garanci, besim dhe vlerë. Në BE aktualisht nuk ka qartësi, nuk ka substancë, BE s’e ka as vizionin dhe autoritetin e ndikimit për një vendimmarrje të drejtë”.

“Shpresoj që Emmanuel Macron do të jetë shumë më i qartë dhe më i përgatitur në takimin e Parisit. Unë nuk kam qenë fare optimist për takimin e Berlinit, tash jam akoma më i zhgënjyer”.