Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson të New Yorkut, shpëton piloti (video)

Piloti është nxjerrë nga lumi Hudson, pasi helikopteri në të cilin ishte u rrëzua në ujë në afërsi të tunelit Lincoln në Manhattan.

Ai ishte personi i vetëm brenda helikopterit dhe është shpëtuar nga departamenti i policisë së New York-ut, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, gjendja shëndetësore e pilotit është e mirë pasi edhe ka refuzuar të shtrihet në spital për tretman.

Kurse, Ashton Byrd që po shëtiste me një mik ishte dëshmitar i asaj, kur piloti humbi kontrollin mbi helikopterin që sillej dhe në një moment ra në ujë.

Ai këtë moment e filmoi me telefon të mençur dhe më pas pamjet u bën virale, duke u transmetuar pothuajse në të gjitha mediat amerikane.

“Ishte gjëja më e çmendur që kam parë ndonjëherë”, ka deklaruar autori i videos.

Piloti ishte paraparë të aterroj në pistë për ta marrë një pasagjer VIP, ka njoftuar një zyrtar i policisë së New Yorkut.