Haradinaj mirëpret mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës përmes MCC-së, s’i përmend Kurtin e Osmanin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën përmes fondit të MCC-së.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook e përmendi edhe takimin e delegacionit të Kosovës me sekretarin Blinken, por s’i përmendi Kurtin e Osmanin me emër.

Ai ka thënë se tani është koha për njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Mirëpres mbështetjen e ShBA-së për Kosovën përmes fondit të MCC-së dhe takimin e delegacionit të Kosovës me Sekretarin Blinken.

ShBA, edhe njëherë ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në procesin e dialogut.

Tani është koha për marrëveshjen finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e ShBA-ve.