Thaçi sonte flet për katër ditët në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë.

Thaçi dje ka arritur në Kosovë, ku është pritur nga qindra qytetarë.

Me pankarta “Mirë së vjen president”, e flamuj kuq e zi, e me simbole të UÇK-së, qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përveç që është pritur nga qindra qytetarë e ish luftëtarë të UÇK-së, në pikë kalimin kufitarë në Morinë, gjatë rrugës është pritur edhe nga banorët e fshatit Komoran të Drenasit.

Ata me flamuj në dorë, kanë dal afër magjistrales që të shpie për në Prishtinë, për ta pritur presidentin Thaçi.