Arrestohet Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti” në Mitrovicë

Është arrestuar Gazmend Morina, Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Uniteti” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i tij Musa Damati.

Ai ka thënë se klienti i tij është arrestuar dhe ndaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 ore pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës”, ka thënë Damati.

Sipas tij, prapa këtij rasti qëndron politika, që me çdo kusht po dëshiron të atakoj punën e Morinës shkaku i denoncimeve të tij të mëparshme për keqpërdorime të cilat kanë ndodhur më herët në këtë ndërmarrje, e që Damati thotë t’i ketë denoncuar kryeshefi i saj.