Thaçi takohet me Palmer, flasin për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Uashington është takuar me dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Thaçi ka thënë se në takimin ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë,Vlora Çitaku, shefi i Atlantic Council, Damon Wilson, përfaqësues nga Senati dhe kongresi amerikan është biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar presidenti Thaçi.