Thaçi: Të gjithë e kemi obligim moral dhe ligjor ta respektojmë në përpikëri Kushtetutën e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës me 9 prill 2008 ishte e arritur tjetër për shtetin, pas shpalljes së pavarësisë.

Thaçi theksoi se Kushtetuta e Kosovës shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, e që është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve, institucioneve dhe se prandaj të gjithë e kemi obligim moral dhe ligjor ta respektojmë në përpikmëri.

Postimi i plotë:

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës.

Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.

Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës! HTH