Thaçi të hënën del para prokurorëve të Speciales

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

“Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin për media.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Aktakuza e redaktuar publike mund të lexohet këtu.”, thuhet në njoftimin për media.