Thaçi, Trumpit: Roli juaj për paqen dhe stabilitetin është i domosdoshëm

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka falëndruar Presidentin amerikan Donald Trump, për vëmendjen që i jep Kosovës në rrugën e ndertimit të paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Thaçi ka thënë përmes twitter se roli i Presidentit Donald Trump për paqen dhe stabilitetin është i domosdoshëm, njofton Klan Kosova.

”Faleminderit Presidenti Trump. Roli juaj për paqen dhe stabilitetin është i domosdoshëm”.

Ky reagim i Thaçit i cili po qëndron në Davos të Zvicrës, erdhi pasi homologu i tij amerikan Trump, komentoi rikthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

”Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, shkroi Trump.