Rrëzohet aeroplani në Maqedoni, katër të vdekur

Sipas burimeve brenda aeroportit të Ohrit, para pak çastesh rrëzohet një avioni vogël i cili fluturonte nga Ohri në drejtim të Shkupit.

Sipas informacioneve jozyrtare, thuhet se ka 4 viktima të cilët kanë humbur jetën. sipas informacioneve,avioni ka qëndruar rreth dy ditë në aeroportin e Ohrit dhe sot ka fluturuar
drejt Shkupit.

Informacionet tona flasim se avioni ka patur destinacion për Sofje, por për shkak të turbulencave, piloti ka kërkuar ndërrim rute për në Shkup, dhe në ora 16:15 avioni u zhduk nga radari në zonën e “Solunska Glava”.

Nga Ministria e Punëve të Mbrendshme, thanë se “po është e vërtet se sot pasdite një avion i vogël është humbur nga radari, dhe se tani dy helikopter janë në kërkim të tij”, duke thënë se deri sa nuk gjejmë avionin, asgjë smund të themi përpos se që është i humbur./klik.mk/