Thaçi uron 11-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se para njëmbëdhjet vjetëve shpallja e pavarësisë ishte një akt historik.
“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë”, ka shkruar Thaçi.
Ai është shprehur se falënderon të gjithë miqtë që kanë kontribuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.