Thellohet tragjedia, 15 viktima nga tërmeti në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar 13 viktima, pas tërmetit në mëngjesin e sotëm, por Shqiptarja.com raporton për 15 viktima.

Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës.

Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore.

Raportohet se rreth 600 persona janë lënduar nga ky tërmet.