Ther me thikë nënën e tij, arrestohet

Një person dje ka sulmuar me thikë nënën e tij në Prishtinë.

Ai është arrestuar, ndërsa viktima pas lëndimeve që ka marrë është dërguar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.

Policia e ka cilësuar sulmin si vrasje në tentativë dhe dhunë në familje. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.