Theren dy të rinj në Prishtinë, njëri në gjendje kritike

Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë janë në gjendje të rëndë si pasojë e një therjeje me thikë që ndodhi sot rreth orën 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në Prishtinë.

Indeksonline mëson se persona të panjohur kanë dalë nga makina dhe kanë therur dy të rinjtë, derisa djali, që është i moshës 19 vjeçari në këto momente është në operacion dhe gjendja e tij është e rëndë.

Burime të Indeksonline gjithashtu thonë se dyshimet për sulm është hakmarrja.

Njësitet policore sakaq janë në vendin e ngjarjes.