Theret me thikë një 24-vjeçar në Pogradec, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një 22-vjeçar në Pogradec, pasi i njëjti dyshohet se e ka therur me thikë një 24-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është në kujdesin e mjekëve në spitalin e Pogradecit, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se janë duke u bërë hetimet e nevojshme në lidhje me këtë rast.