Theret me thikë një grua në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Është therur me thikë një grua në Vushtrri.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari në lidhje me këtë rast.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 20 shtatorit.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë thikë viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.