Theret me thikë një person në Lipjan

Një person është plagosur me thikë në Lipjan.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:45 në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Siç njofton PK, viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte-thikë nga dy te dyshuar meshkuj kosovar – të mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, ka njoftuar PK.