Vrasje me armë zjarri në Milot, një i vdekur dhe një i plagosur

Një automjet i djegur është gjendur mbrëmjen e së premtes në Borizanë vetëm pak orë nga atentati me një të vdekur dhe një të plagosur në Milot. Dyshohet që makina e djegur të jetë e autorëve.

Kujtojmë se Klisman Preçi, 27 vjeç humbi jetën dhe Ylli Brahimi 47 vjeç, mbeti i plagosur pasi ndaj tyre u zbrazën të paktën 100 fishekë në Milot. I riu mbërriti i pajetë në spitalin e Traumës ndërsa Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Si Brahimi ashtu e Preçi kanë rënë pre e atentateve edhe më parë. Biznesmenin 47-vjeçar tentuan ta vrisnin në janar të 2021, ndërsa Preçin në maj të këtij viti. /abcnews.al/