Theret me thikë një person në Pejë

Një përleshje mes disa personave të mitur, ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të Pejës.

Si pasojë e kësaj, një person (i mitur) ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i ftohtë (thikë).

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Rugova tha poashtu se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 21:50 dhe me të pranuar informatën, njësitë policore janë nisur për në vendin e ngjarjes.

“Të dyshuarit tanimë të njohur për policinë janë në arrati dhe policia po bën të pamundurën për t’i kapur”,shtoi ai.