Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therë me thikë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte një mosmarrëveshje të më hershme.

“VRASJE NË TENTATIVË / Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.05.2022-18:20 Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therë me thikë) nga një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.