Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia i kap tre të dyshuar

Përleshjet ku përpos grushteve përdoren edhe mjete tjera të forta e të mprehta, janë bërë të shpeshta në vendin tonë duke u shndërruar kështu në një dukuri shqetësuese.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një person është therur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se viktima është dërguar në spital për t’u trajtuar ndërsa në duart e Policisë tashmë kanë rënë tre të dyshuar të cilët janë duke u marrë në pyetje në lidhje me rastin.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Ahmeti.