Meliza Haradinaj: Shpifësit ma pamundësuan që të jem sot në Jerusalem

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa mes urimit, ka përmendur “shpifësit”, të cilët sipas saj ia kanë pamundësuar që të jetë sot prezente në Jerusalem.

Haradinaj-Stublla ka shkruar se pavarësisht pengesave të mëdha brenda e jashtë, ndihet e lumtur që kjo arritje u përmbyll.

Postimi i plotë:

Edhe pse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tonë.”