Theret një nxënës në Mitrovicë

Persona të dyshuar gjatë të hënës kanë sulmuar një nxënës në qytetin e Mitrovicës.

Viktimës i është dashur tretman mjëkësorë pas sulmit që kishte pasur nga personat për të cilët viktima nuk kishte njohuri se përse e kishin sulmuar.

Ndërsa në raportin e policisë nuk bëhet e ditur nëse ka të arrestuar lidhur me këtë rast.

“Viktima mashkull K/Shqiptar nxënës është sulmuar me thikë nga persona të dyshuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.