Therje me thika në Vushtrri

Një person ka pësuar lëndime të lehta turpore pasi u ther me thikë nga një i dyshuar.

Deri të incidenti ka ardhur pasi të dy kishin pasur një zënkë mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Vushtrri, rreth orës 17:35.

“Viktima gjendet në spital për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë” bën me dije policia.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.