Therje me thikë në Klinë

Një person i moshës së re, është plagosur sonte në Klinë.

I plagosuri është sjellë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për ndërhyrje kirurgjikale.

Nuk dihen rrethanat e kësaj plagosjeje pasiqë policia ende nuk ka dhënë asgjë zyrtare.

Burime jo-zyrtare i thonë Njeshit se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të Klinës në ecje e sipër.