Therje me thikë në Skenderaj, Policia arreston 20-vjeçarin

Më 3 prill 2019, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

Ndërsa, në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeçar, i cili dyshet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën e rastit.

Me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.