Thyhet rezistenca moldave, Kololli barazon rezultatin (video)

Vjen goli i barazimit në duelin e Nations League mes Moldavisë dhe Kosovës. Dardanët e Challandes ia dalin të thyejnë më në fund ekipin kundërshtar, që kryesonte prej minutës së 19-të.

Aksion i bukur i Kosovës në minutën e 71-të dhe Benjamin Kololli, sonte në rolin e qendërsulmuesit në vend të Vedat Muriqit, shënoi falë një diagonaleje të saktë.

28-vjeçari mori një asist nga Berisha dhe tregoi aftësitë e një bomberi, duke rikthyer entuziazmin në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.