Tigri i vërsulet me shpejtësi vogëlushit, e shpëton kjo gjë

Një djalosh është përballur me një situatë të rrezikshme gjatë një vizite në një kopsht zoologjik, bashkë me babanë e tij.

Djaloshi i vogël, Sean, po bënte fotografi jashtë një rrethoje në kopshtin zoologjik ‘Dublin Zoo’ , derisa prapa shpinës së tij gjendej një tigër.

Në incidentin drithërues që është kapur nga një kamerë, tigri shihet ngadalë duke u nisur në drejtim të djaloshit, por që më pas vjen me shpejtësi.

Por ajo që ka shpëtuar djaloshin nga dëmtimi ishte xhami që e ndante fëmijën nga kafsha e egër.