“Tika” e Turqisë ndihmon 100 familje me pako ushqimore edhe në Vushtrri

Organizata “Tika” e Turqisë ka ndihmuar 100 familje me pako ushqimore edhe në Vushtrri për familjet në nevojë,  shkruan Fokusi.info.

Me qëllim të ruajtjes së paqës sociale dhe përkrahjen e ekonomive familjare gjatë pandemisë së virusit korona, “Tika” e Turqisë vashdon me shpërndarjen e pakove ushqimore.

Kjo organizatë, pas shumë ndihmave që ka shpërndarë në shumë komuna të Kosovës,  kësaj radhe ndihmuan nevojtarët vushtrrias me 100 pako ushqimore./Fokusi.info/