Time Kadriaj i bën thirrje Albena Reshitajt të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj përmes një statusi në Facebook i ka bërë thirrje nënkryetares së AAK-së, Albena Reshitaj, që të mos shkoj në seancën për të votuar Presidenten.

Postimi i plotë i Kadrijajt:

Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit.

Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!

Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend.