Time Kadrijaj-Abdixhikut: Je pasuruar me tendera në KEK-ut

0
323

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mbrëmë foli për zhvillimet e fundit në vend dhe për borxhet e Qeverisë aktuale.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar Abdixhikun se po i fyen dhe po bën denigrime ndaj deputetëve kolegë që nuk mendojnë si ai.

Postimi i Kadrijajt:

Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai.

Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra:

E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit?

E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj.