Tirana mposhtet nga Zvezda dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Tirana është mposhtur me rezultat minimal 0 – 1 nga Crvena Zvezda e Beogradit, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Shqipërisë tregoi një lojë mjaft të mirë me raste të shumta shënimi, por serbët shfrytëzuan mirë një rast që iu mjaftoi për ta shënuar golin e fitores.

Tomane në minutën e 62-të shënoi me kokë për t’ia dhuruar Zvezdës fitoren në këtë përballje.

Tirana u mundua ta barazonte rezultatin, por pa sukses me Kobinën që kishte rastin më të mirë, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.

Kështu, tani Tirana eliminohet nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve dhe do të luajë në kualifikueset e Europa Ligës.