Tiranë, grabitësit futen në banesë, plagosin me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve (video)

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në zonë e Alliasit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çifti dhe sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitje, pasi dy persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Aferdita Laze Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Ndërkohë vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.