Ambasadori francez në Serbi: Zgjidhja e pranueshme për të dyja palët është e pranueshme edhe për Francën

Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Franca nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që sipas tij nuk do të thotë se do të pranojnë çdo zgjidhje.

Mondoloni po ashtu tha se i mbetet të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.

“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai për televizionin N1.