Tiranë – Shembet skela e pallatit, plagosen 4 punëtorë! 2 në gjendje të rëndë (Video-Live)

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku katër punonjës kanë rënë nga skela e pallatit që po rikonstruktohej. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”.

Siç raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra bëhet e ditur se 2 nga punonjësit janë në gjendje të rëndë. Ka qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.

Report Tv sjell video ekskluzive nga vendi i ngjarjes.