Tmerr në qendrën tregtare në Tiranë, një person i armatosur grabit pikën e këmbimit valutor

Është grabitur një pikë e këmbimit valutor në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se një person i armatosur me pistoletë ka kërcënuar punonjësit dhe është larguar duke marrë të gjitha paratë e ndodhura.

Ngjarja ka ndodhur pas qendrës tregtare ‘’Ring Center’’. Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.