Tmerrohen udhëtarët në aeroplanin e linjës Shkup – Stamboll

Aeroplani, i cili ka qenë duke u kthyer nga Stambolli për në Shkup, sipas informacioneve të fundit ka qëndruar mbi qiellin e qytetit të Prilepit duke tentuar të marrë leje për aterim në aeroportin e Shkupit, shkruan Skopje1.mk.

Udhëtarët nuk kanë qenë të informuar se çfarë po ndodhë dhe kanë pasur përshtypje se disa herë ka tentuar të ateroj por e gjithë kjo ka qenë për shkak turbulencave të forta, shkak që fluturimi është vonuar dhe aeroplani ka qëndruar për një kohë në qiell duke lënë kështu udhëtarët në hamendje.

Avioni ka qarkulluar dhe nuk ka arritur të zbres në kohë për shkak motit.

Brenda në avionë kanë qenë një pjesë e delegacionit nga Maqedonia që ka marrë pjesë në konferencën e UNESCO në Baku. Në avion ka qenë edhe kryetari i Ohrit.

E tërë drama rreth aterimit ka zgjatur rreth një orë ndërsa udhëtarët kanë qenë dukshëm të shqetësuar.