Tom Doshi, dorëheqja e papritur nga mandati i deputetit ende pa e marrë!

Një ngjarje tejet e papritur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, teksa kreu i PSD-së, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga lidershipi i këtij subjekti politik si dhe nga mandati i deputetit në rast se do e marrë.

Nuk dihet nëse tërheqja vjen për shkak të presionit kundër tij të ushtruar nga Ambasada Amerikane. Teorikisht dorëheqja e Doshit i hap rrugë një koalicioni të mundshëm PS-PSD. Sipas projeksioneve dhe trendit aktual të votave, partia e drejtuar deri sot prej Doshit do të marrë dy mandate, një në qarkun e Shkodrës dhe tjetri në atë të Tiranës./dritare.net